Parashikimi i motit për javën e ardhshme, temperatura pranverore
Java e ardhshme pritet të sjellë mot kryesisht të qëndrueshëm, me temperatura tipike pranverore. Përjashtim do të bëjë dita e martë, kur mbi vend do të ketë vranësira më të dendura që vende-vende mund të shkaktojnë riga shiu me intensitet të ulët.
Mëngjeset do të jenë relativisht të ftohta, me ngrica të dobëta dhe paraqitje të mjegullës në disa zona, kryesisht në viset kodrinore dhe malore.