Parashikimi i motit për dy ditët në vazhdim
Gjatë dy ditëve të ardhshme pritet që të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara .
Temperaturat minimale do të lëvizin nga 11 deri në 15 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale, nga 32 deri në 38 gradë Celsius.
IHMK ka dhënë edhe këshilla, se si të mbroheni në këtë kohë nga temperaturat e larta.
“Indeksi UV vazhdon ti mbajë vlerat e larta, prandaj këshillohet shmangëja e kontaktit direkt me rrezet e diellit, në intervalin kohorë 10-17, (konsumo ujë, jo edhe lëngje të gazuar dhe me sheqer, bartë masa mbrojtëse, syze, kapelë, rroba të pambukta me ngjyra të lehta. Të moshuarit dhe rastet me sëmundje kronike të qëndrojnë në ambiente të freskëta dhe të ajrosura mirë)”.
“Do të fryjë erë kryesisht nga verilindja e lehtë deri mesatare. Të dielën parashihet rënie të lehta të temperaturave maksimale pasi ka mundësi që vende-vende të ketë riga shiu të përcjellura me shkarkime rrufesh”, thuhet në njoftim.