Parashikimi i motit, edhe sot me shi
Mot i thatë, pa të reshura, parashihet dy ditëve të ardhshme, me më shumë vransira, por edhe intervale me diell ditën e premte.
Orëve të mëngjesit me ngrica, e ultësirave kushte edhe për mjegull apo vransira të ulëta. Të enjten, temperaturat minimale zbresin në -1 e 1C, ndërsa ato maksimale luhaten ndërmjet 4C e 6C.
Të reshurat pritet të kthehen sërish ditën e shtunë, të shiut në vise më të ulëta, e në ato kodrinoro-malore edhe të borës.
Sipas trendeve të fundit javore, javën e ardhshme, mbi rajon sërish do të ketë rritje të temperaturave, së paku ditëve të para, por se nuk mungojnë edhe të reshurat, me gjasë të shiut.
Me rënie temperaturash pjesën e dytë të javës mund të jenë edhe të borës.
Në njërin nga modelet parashikuese mbetet opsion, një depërtim i të ftohtit polar mbi rajon, javën e fundit të janarit, por se a do jetë ashtu, mbetet të shihet në zhvillimet e fundit të këtyre trendeve javore.0