Parandalohet një rast i kontrabandimit të mallrave nga Serbia - NACIONALE

Parandalohet një rast i kontrabandimit të mallrave nga Serbia

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Policia e Kosovës ka parandaluar një rast të kontrabandimit me mallra, në hyrje të fshatit Novosellë-Kamenicë është vërejtur një veturë e dyshuar me targa vendore e cila ishte duke lëvizur nga Serbia përmes fshatit Breznicë.

Gjatë kontrollit të automjetit të lartcekur i cili drejtohej nga i dyshuari mashkull është vërejtur se i njëjti kishte të ngarkuar 35 pako me gjithsej 720 kuti të biskotave plazma, për të cilat nuk kishte asnjë dokument përkatës dhe të njëjtat ishin me prejardhje nga Serbia.

Lidhur me rastin të gjitha veprimet janë ndërmarrë në bashkëpunim me Prokurorinë e Shtetit, ku me urdhër të prokurorit kompetent malli i kontrabanduar është sekuestruar dhe dërguar në terminalin doganor-Dheu i Bardhë.” – thuhet në njoftim.

Lajme të ngjashme