Parandalohet kontrabanda e duhanit në Vërmicë
Dje, në orët e pasdites një automjet me targa të Shqipërisë ka tentuar të kontrabandojë sasi të duhanit të ngrirë të cilin e kishte fshehur në vende të ndryshme në veturën e tij – njofton Dogana Policore.
Tek i dyshuari është gjetur një sasi prej 42 paketime me “DUHAN TË NGRIRË” me peshë secila nga 500 gram, gjithsej 21 kilogram, fshehur nën uleset e pasme të vetures, të cilat u bllokuan deri në perfundimin e procedurave kundërvajtëse.
E plotë:
Parandalohet kontrabanda e duhanit në pikë kalimin kufitar të Vërmicës
Më datën 05.06.2024, në orët të pasdites një automjet me targa të Shqipërisë ka tentuar të kontrabandojë sasi të duhanit të grirë të cilin e kishte fshehur në vende të ndryshme në veturën e tij.
Gjatë kontrollimit të përbashkët me zyrtarët policorë, tek i dyshuari u gjet një sasi prej 42 paketime me "DUHAN TË GRIRË" me peshë secila nga 500 gram, gjithsej 21 kilogram, të fshehura nën ulëset e pasme të veturës. Mallrat dhe vetura mbesin të bllokuara deri në përfundimin e procedurave kundervajtëse.