Parandalohet futja e telefonave përmes pajisjeve të kuzhinës në burgun e Dubravës - NACIONALE

Parandalohet futja e telefonave përmes pajisjeve të kuzhinës në burgun e Dubravës

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Shërbimi Korrektues i Kosovës ka bërë të ditur se gjatë ditës së diele në Qendrën Korrektuese në Dubravë, oficerët korrektues kanë arritur të parandalojnë futjen kontrabandës brenda kësaj qendre.

Sipas njoftimit nga SHKK, është bërë parandalimi i futjes së katër telefonave, pesë kabllove për mbushje, një USB de një palë dëgjuese.

“Në dhomën e vizitave, oficerët korrektues gjatë kontrollit të gjësendeve të sjella nga familjarët, më saktësisht në pajisje kuzhine (Tigan), kanë arritur ta parandalojnë futjen e katër telefonave mobil, pesë kabllove për mbushje të telefonave mobil, një USB dhe njëpalë kufje (dëgjuese), të cilat janë tentuar të futen brenda në mënyrë të improvizuar”, thuhet në njoftim.

Tutje u bë e ditur se i dënuari i dyshuar se gjesëndet e kapura kanë qenë të dedikuara për të, ndaj tij është iniciuar procedurë disiplinore.

“Lidhur me këtë rast, oficerët korrektues kanë lokalizuar gjësendet e sjella nga familja, ndërsa i dënuari i dyshuar se gjësendet e kapura kanë qenë të dedikuar për të është veçuar dhe ndaj tij është iniciuar procedurë disiplinore, ndërsa për familjarin e dyshuar, sipas procedurës është njoftuar policia”, thuhet tutje në njoftimin e SHKK-së.

Lajme të ngjashme