Parandalohet futja e kontrabandës sot në Qendrën e Paraburgimit në Prishtinë - NACIONALE

Parandalohet futja e kontrabandës sot në Qendrën e Paraburgimit në Prishtinë

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Shërbimi Korrektues i Kosovës ka njoftuar se sot ka parandaluar një rast të kontrabandës në Qendrën e Paraburgimit në Prishtinë.

Sipas njoftimit në Facebook nga SHKK, thuhet se gjatë patrullimit në zonën 01, janë hasur gjëra të dyshimta.

Sot në Qendrën e Paraburgimit në Prishtinë, zyrtarët korrektues kanë arritur të parandalojnë futjen e kontrabandës brenda qendrës. Gjatë patrullimit të perimetrit të brendshëm dhe të të gjitha zonave përreth, në zonën 01 janë hasur gjëra të dyshimta. Pas kontrollimit të tyre, është vërejtur një qese (çorape) e mbyllur, ku brenda saj ishte një telefon dhe një substancë e dyshuar narkotike,” – thuhet në njoftim.

Lidhur me rastin, është themeluar Komision Hetimor i brendshëm, ndërsa është njoftuar edhe Policia,” – thuhet në përfundim.

Lajme të ngjashme