Parandalohet futja e drogës në Qendrën e Paraburgimit në Prishtinë
Shërbimi Korrektues i Kosovës ka njoftuar se ka parandaluar futjen e narkotikëve brenda Qendrës së Paraburgimit në Prishtinë.
Siç thonë nga ky institucion, rasti ka ndodhur rreth orës 13:00 në Qendrën e Paraburgimit në kryeqytet.
Nga Shërbimi Korrektues thonë se gjatë pranimit të një të burgosuri i është gjetur sasi e dyshuar narkotike të cilin e kishte fshehur në pakon e cigarëve.
Nga fotot e publikuara nga SHKK-ja kemi të bëjmë me llojin marihuanë të narkotikëve.
Lidhur me rastin janë njoftuar Policia e Kosovës, dhe siç thuhet në njoftim janë nisur procedura tjera sipas rregullores.
“Shërbimi Korrektues i Kosovës mbetet i përkushtuar në luftimin kontrabandës brenda institucioneve korrektuese dhe asnjëherë nuk do të qëndrojë duarkryq përballë këtyre dukurive negative”, thuhet në njoftimin e Shërbimit Korrektues të Kosovës.