Paralajmëron IKSHPK-ja: Uji nga Liqeni i Badocit i papërshtatshëm për pije - NACIONALE

Paralajmëron IKSHPK-ja: Uji nga Liqeni i Badocit i papërshtatshëm për pije

1 vit më parë

nga NACIONALE

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) ka bërë të ditur se mostrat e fundit të marra nga Liqeni i Badocit kanë treguar përqendrime të manganit mbi normat e lejuara për konsum njerëzor.

Sipas analizave laboratorike, niveli i manganit ka tejkaluar kufirin e përcaktuar prej 0.05 mg/l, siç parashihet me Udhëzimin Administrativ Nr. 10/2021 për cilësinë e ujit të pijshëm. Po ashtu, rezultatet kanë kaluar edhe pragun shëndetësor prej 0.3–0.4 mg/l, nivel mbi të cilin mund të shfaqen efekte të dëmshme për shëndetin.

IKSHPK ka apeluar tek qytetarët që furnizohen nga Fabrika e Ujit në Liqenin e Badocit që të mos e përdorin ujin për pije deri në një njoftim tjetër zyrtar.

Lajme të ngjashme