Paralajmëron Baton Haxhiu: Sanksionet janë shumë afër
Baton Haxhiu, gazetar veteran dhe analist, ka komentuar zhvillimet e fundit në veri të Kosovës dhe marrëdhënien e trazuar te Qeverisë Kurti me aleatët euro-atlantik.
I ftuar në T7, Haxhiu ka thënë se sanksionet janë shumë afër.
“Unë jam lexues i vëmendshëm dhe nuk kam dashur që atë lexim që e kam bërë ta mbajë mend për arsyeje se janë sanksione që kur hyjnë në një rrugë ato zgjasin me vite. Shtetet e mëdha kur vendosin për gjëra të tilla nuk vendosin t’i heqin për 1 javë, pas 1 muaji apo 2 muajve heqjen e sanksioneve, ato qëndrojnë gjatë. Besueshmëria humb edhe me shku Kurti nesër, ose kushdo që vjen në qeveri ato mbesin.” - vlerësoi Haxhiu.
“Unë mendoj që sanksionet i jemi shumë afër, më afër se marrëveshje. Kosova ka hyrë në një proces që më nuk ka negocim.“ – shtoi ai.