Paralajmërohen tre miliardë dollarë ndihma të reja ushtarake të ShBA-së për Ukrainën - NACIONALE

Paralajmërohen tre miliardë dollarë ndihma të reja ushtarake të ShBA-së për Ukrainën

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Shtetet e Bashkuara do të njoftojnë një pako të re të ndihmave të sigurisë për Ukrainën me vlerën e rreth tre miliardë dollarëve të mërkurën, tha të martën një zyrtar amerikan.

Thuhet se kjo pako po përgatitet për t’u prezantuar për Ditën e Pavarësisë së Ukrainës, shkruan Reuters, përcjell Nacionale.

Duke folur në kushte anonimiteti, zyrtari tha se duket që në pakon e re nuk përfshihen llojet e armëve që nuk janë miratuar më parë për ushtrinë ukrainase, por shtoi se kjo pako do të përqendrohet në municion dhe në objektiva më afatmesëm si sistemet e mbrojtjes.

Shtetet e Bashkuara kanë ofruar 10.6 miliardë dollar ndihma ushtarake për Ukrainën që nga fillimi i pushtimit rus më 24 shkurt.

Edhe Gjermania planifikon që t’i dhurojë më shumë armë Ukrainës, përfshirë sistemet e mbrojtjes kundërajrore, raketahedhësit dhe municionet precize me vlerë të më shumë se 500 milionë eurove vitin e ardhshëm, sipas një burimi.

Lajme të ngjashme