Paralajmërohen reshje të mëdha të shiut për nesër - NACIONALE

Paralajmërohen reshje të mëdha të shiut për nesër

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Gjatë ditës së nesërme në Kosovë janë paralajmëruar reshje të mëdha të shiut. Sipas Prishtina Wather fusha jostabile që kanë përfshi vendin ditën e sotme, mbesin edhe ditën e enjte që sjellin deri tek zhvillime të rrebesheve me bubullima, që vende-vende edhe zhvillohen si stuhi me erë, e lokalisht edhe me breshër.

“Nga dita e premte dhe shtunë, sërish na presin kushte të motit më të nxehtë dhe kryesisht me diell, derisa vonë të shtunën afrimi i një sistemi frontal mundëson rrebeshe shiu. Prej së dielës do të ketë ndryshim të kushteve meteorolgjike në aspektin termik, me rënie të temperaturave dhe më shumë vransira, e të hënën kthjellime”, thuhet në njoftim.

Megjithëse do të ketë edhe vransira ditën e enjte, nivelet e rrezikut nga rrezet ultravjollce mbeten shumë të larta, ndaj orëve të mesditës rekomandohet t'i ikim ekspozimit më të gjatë ndaj rrezeve të diellit.

28.07 - Mbetet nxehtë, me diell e vransira. Orëve të pasdites priten zhvillime të stuhive me shi, erë, lokalisht edhe breshër. Deri në mbrëmje reshjet pushojnë.

29.07 - Kryesisht me diell e më nxehtë.

30.07 - Shumë nxehtë e kryesisht me diell. Vonë në mbrëmje priten rrebeshe shiu me bubullima.

31.07 - Jo aq nxehtë, kryesisht me vransira, aty këtu me mundësi për riga lokale shiu.

1.08 - Pjesërisht vranët, me intervale më të gjata me diell dhe shumë ngrohtë.

Temperaturat minimale luhaten ndërmjet 17C e 20C, deri të hënën zbresin në 14C. Maksimalet shkojnë deri në 35C ditën e shtunë, më pas zbresin në 28C e 27C ditën e diel dhe të hënë.

Erërat frynë kryesisht nga veriu e verilindja, lehtë dhe mesatare 3-9m/s, të martën e të enjten edhe nga jugperëndimi.

Shtypja atmosferike luhatet përreth vlerave normale.

Lajme të ngjashme