Paralajmërimi për temperatura të larta, AME del me apel urgjent për qytetarët
Pas paralajmërimeve të Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës për temperatura të larta, Agjencia e Menaxhimit Emergjent (AME) ka dal me disa kërkesa.
Përmes një komunikate për media, kjo agjenci ka kërkuar zbatimin e rreptë të masave parandaluese nga fermerët.
“Agjencia e Menaxhimit Emergjent (AME) lëshon këtë apel urgjent për rritjen e vigjilencës dhe kujdesit të shtuar nga të gjithë qytetarët, me theks të veçantë tek fermerët dhe bujqit. Në këto kushte klimatike, rreziku nga shpërthimi dhe përhapja e shpejtë e zjarreve në fusha dhe pyje vleresohet e lartë, me potencial në rritje të rrezikut”, është thënë në komunikatë, duke treguar se për cilat veprime bëhet fjalë.
“Ndalohen rreptësisht zjarrvëniet në ara pas të korrave, ndalohet rreptësisht djegia e kashtës, mbetjeve korrëse dhe vegjetacionit nëpër ara për arsye të "ashtuquajturës pastrimi për të mbjellat e radhës". Ministria e Bujqësisë dhe pylltarisë dhe zhvillimit rural, është në gatishmëri për situatë dhe po përcjellë paralajmërimin me vigjilencën e shtuar”, është thënë në komunikatë.