Paralajmërimi i Selimit, e përmend marrëveshjen "ushtarako-teknike" mes Serbisë e Francës
Petrit Selimi, ish-zv.ministër i Punëve të Jashtme, ka shkruar një status në “X”, ku ka komentuar marëveshjen e Serbisë me Bashkimin Evropian për litiumin.
Në këtë shkrim, Selimi ka paralajmëruar edhe një marrëveshje tjetër.
“Pas vizitës dypalëshe të kancelarit gjerman Scholz në Beograd për të dëshmuar nënshkrimin e një marrëveshjeje BE-Serbi për nxjerrjen e litiumit, presidenti francez pritet në gusht në Beograd, Vuçiç duke deklaruar se do të "të nënshkruajë marrëveshje ushtarako-teknike". Duket se avionët luftarakë Mirage mund të jenë në tryezë” – ka shkruar ai.
After the bilateral visit by German Chancellor Scholz to Belgrade to witness signing of a EU/Serbia agreement on extraction of lithium, French President is expected in August to Belgrade, Vucic stating “to sign military-technical” deals. Seems Mirage fighter jets may be on table.
— Petrit Selimi (@Petrit) July 23, 2024