Paparaci: Shemsi Bahtiri e lëndoi këmbën në burg, u trajtua në QKUK
I arrestuari për trafik të kokainës dhe heroinës, Shemsi Bahtiri, deri në kohën sA ishte në liri anëtar i Vetëvendosjes në Degën e Prishtinës, është transferuar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës javën e kaluar, ka raportuar media “Paparaci”.
Paparaci ka mësuar se Bahtiri, i cili po mbahet në paraburgim nga 4 qershori, është lënduar në këmbë gjatë një shëtitje në parkun e burgut.
Ngjarja ka ndodhur mesin e javës së kaluar, raporton Paparaci.
Ai është transferuar për trajtim mjekësor në Klinikën e Ortopedisë, ka mësuar Paparaci nga burime të informuara mirë për ngjarjen.