Papa thotë se do ta vizitonte Korenë Veriore, nëse do të ftohej - NACIONALE

Papa thotë se do ta vizitonte Korenë Veriore, nëse do të ftohej

1 muaj më parë

nga NACIONALE

Papa Françesku ka kërkuar që të marrë ftesë nga Koreja Veriore për ta vizituar shtetin e izoluar, raportoi transmetuesi i Koresë Jugore, KBS.

“Do të shkoj atje posa të më ftojnë. Po them se ata duhet të më ftojnë. Nuk do të refuzoj”, citohet të ketë thënë papa në një intervistë të transmetuar të enjten.

Një vizitë e tillë do të ishte e para nga një papë në shtetin e largët, që nuk lejon qëndrim të përhershëm të priftërinjve në territorin e vet. Pak dihet se sa shtetas të Koresë Veriore janë katolikë ose se si e praktikojnë besimin e tyre atje.

Ish-presidenti i Koresë Jugore, Moo Jae-in, i cili është katolik, i ka bërë thirrje papës që ta vizitojë Korenë Veriore, duke thënë se vizita e tij në Piongiang do të ndihmonte për ta ndërtuar paqen në Gadishullin Korean.

Lajme të ngjashme