Pantina e lidh “lajmin” e RTK-së me Kurtin: Asgjë s’bëhet pa miratimin e tij - NACIONALE

Pantina e lidh “lajmin” e RTK-së me Kurtin: Asgjë s’bëhet pa miratimin e tij

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Shqipe Pantina, ish-deputete e VV-së, ka folur rreth sulmit të pushtetit përmes RTK-së ndaj Nacionales dhe Periskopit.

Sipas Pantines, asgjë në VV nuk bëhet pa miratimin e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti.

Në T7, Pantina ka treguar edhe se kush reagoi pas shkrimit të RTK-së.

“Unë mendoj që LVV-ja po mundohet të shmang vëmendjen nga dështimet e njëpasnjëshme që i kanë në mënyrën e qeverisjes…Unë mendoj edhe nga përvoja e procesit kur ne jemi shkëputë ose kemi kërku që VV-ja të bëhet një parti e mirëfilltë, ku vendimet të merreshin nga organet drejtuese, e kemi parë që kjo nuk është e mundur dhe se aty vendos vetëm një njeri. Unë nuk mendoj që diçka bëhet, posaçërisht kur bëhet publike, pa miratimin e tij (v.j. Albin Kurtit), patjetër pa dijeninë e tij assesi. Ti e sheh edhe njerëzit kush reagojnë. Kryesisht reagojnë njerëzit ose që janë shumë të afërt me Kurtin ose kanë lidhje të drejtpërdrejta ose ata që e dinë që nuk kanë dhënë ndonjë kontribut në VV” – tha ajo.

Lajme të ngjashme