Paneli i urgjencës së OBSH-së mblidhet për të diskutuar situatën pandemike me COVID - NACIONALE

Paneli i urgjencës së OBSH-së mblidhet për të diskutuar situatën pandemike me COVID

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Komiteti i urgjencës rreth situatës pandemike të COVID-19, i Organizatës Botërore të Shëndetësisë u takua të enjten për të diskutuar nëse pandemia ende kërkon nivelin më të lartë të alarmit që mund të ketë agjensia shëndetësore e OKB-së.

Komiteti mblidhet çdo tre muaj për të diskutuar mbi pandeminë dhe raportohet më pas gjendja tek shefi ekzekutiv i OBSH-së Tedros Adhanom Ghebreyesus, shkruan Medical Xpress transmeton Gazeta Shneta.

Herën e fundit doli në përfundim se pandemia ende përbën një emergjencë të shëndetit publik me shqetësim ndërkombëtar – niveli më i lartë i alarmit të OBSH-së.

Komiteti kryesohet nga mjeku francez Didier Houssin dhe ka 18 anëtarë të tjerë si dhe 11 këshilltarë. Mes tjerash, ky komitet mblidhet për herë të 13-të që nga janari 2020.

“Është e qartë, ne jemi në një situatë shumë të ndryshme tani nga ajo ku ishim kur komiteti rekomandoi që unë të deklaroja një emergjencë të shëndetit publik me shqetësim ndërkombëtar më shumë se 33 muaj më parë,” tha Tedros në një konferencë për shtyp të mërkurën.

Lajme të ngjashme