Pandeli Majko tregon për gjendjen emocionale të ish-krerëve të UÇK-së në Hagë
Ish-kryemnistri i Shqipërisë, Pandeli Majko dhe tre ish-presidentët e Shqipërisë Alfred Moisiu, Rexhep Meidani e Bamir Topi vizituan sot në Hagë ish-krerët e UÇK-së.
Majko përmes një shkrimi në Facebook, ka shkruar për gjendjen emocionale të secilit prej të akuzuarve në Hagë.
“Hashimi i qetë. Kadria i qartë. Jakupi i sprovuar. Rexhepi i papërsëritshëm”, shkroi Majko, duke theksuar së është krenar me “vëllëzërit e tij”.
“Për tju gjindur në krah, betejës së fundit, për të mbrojtur emrin e UÇK-së! Jam krenar për vëllezërit e mij”, tha Majko.
