Pamjet nga brenda klubit të natës ku humbën jetën 51 persona pas zjarrit
Në rrjetet sociale janë publikuar pamjet nga brenda lokalit të natës ku humbën jetën të paktën 51 persona si pasojë e zjarrit.
Rreth tragjedisë:
Një zjarr në një klub nate në qytetin lindor të Maqedonisë së Veriut, Koçan, ka shkaktuar vdekjen e të paktën 51 personave dhe plagosjen e disa të tjerëve, ka bërë të ditur Ministri i Punëve të Brendshme i Maqedonisë së Veriut, Pançe Toshkovski.
Ai gjithashtu citohet të ketë deklaruar se “ka shumë të tjerë të lënduar”, raporton Kanal 5.
Sipas mediave lokale, zjarri dyshohet se shpërtheu rreth orës 3 të mëngjesit, për shkak të përdorimit të mjeteve piroteknike gjatë një koncerti ku ishin të pranishëm rreth 1.500 persona, pas së cilës ndodhi një kaos për të dalë jashtë.