Pamje: Zjarr tejet i madh në Kçiq, zjarrëfikësit duke provuar ta shuajnë
Media lokale në Mitrovicë kanë publikuar pamje të një vatre tejet të madhe zjarri në Kçiq të Mitrovicës, ku zjarrëfikësit janë duke bërë përpjekje për ta shuar.
Agjencioni i Menaxhimit të Emergjencave, njoftoi se aktualisht janë 24 vatra aktive të zjarrit në vend, ndërsa 14 janë shuar që nga ora 8 e mëngjesit.