Pamje: Të gjithë po e shijonin muzikën, Bideni “ngrihet” dhe shikon i përhumbur
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, u duk sikur “u ngri” për një çast gjatë një koncerti në mjedis të hapur në Shtpëinë e Bardhë të hënën në mbrëmje.
Përderisa nënpresidentja amerikane, Kamala Harris, bashkëshorti i saj, Doug Emhoff, dhe disa të tjerë po e shijonin muzikën dhe po lëviznin nën ritmin e tingujve, kreu i Shtëpisë së Bardhë dukej tërësisht i palëvizshëm, raporton "Mirror".