Pamje: S’shkrep arma, zëvendëspresidentja e Argjentinës i shpëton atentatit
Nënpresidentja e Argjentinës i ka shpëtuar një atentati për vrasje, pasi arma e personit që tentoi ta vriste atë, u bllokua në momentin kritik.
Cristina Fernandez Kirchner ishte duke i përshëndetur përkrahësit para shtëpisë së saj, kur një burrë iu afrua turmës dhe ia drejtoi asaj një pistoletë drejt kokës nga afërsia.
Presidenti i Argjentinës, Alberto Fernandez, tha se arma ishte e mbushur me pesë fishekë, por nuk shkrepi.
Zonja De Kirchner është duke u ballafaquar me një gjykim për korrupsion dhe ishte duke u kthyer nga gjykata. Ajo i ka mohuar akuzat.
Policia tha se burri i armatosur, të cilin mediet lokale e identifikuan si një brazilian 35-vjeçar, është dërguar në mbajtje. Autoritetet po mundohen që ta gjejnë motivin e sulmit.
El video del arma contra @CFKArgentina pic.twitter.com/8j1xpMnPoe
— Lautaro Maislin (@LautaroMaislin) September 2, 2022