Pamje: Rrëzohet një helikopter në Greqi, tre të vdekur
Tre persona e humbën jetën nga rrëzimi i një helikopteri në ishullin grek, Sifnos, të hënën, thanë zyrtarët e brigadës së zjarrfikësve.
Sipas tyre, helikopteri u rrëzua pak pas fillimit të fluturimit, duke i lënë të vdekur pilotin dhe dy pasagjerët, raporton agjencia e lajmeve “Reuters”.
Shkaku i rrëzimit të helikopterit nuk dihet ende.
Në rrjetin X janë publikuar pamje të vendit të ngjarjes, ku shihen zjarri dhe tymi i madh.
Έπεσε ιδιωτικό ελικόπτερο στη Σίφνο – Εκδηλώθηκε πυρκαγιά pic.twitter.com/E5JF1pM94W
— Flash.gr (@flashgrofficial) August 17, 2026