Pamje: Rashica asiston përsëri, Galatasaray shënon golin e pestë
Anësori i Kombëtares së Kosovës, Milot Rashica, siç duket është ambientuar mirë në kampionatin turk, pasi që po vazhdon me paraqitjet e mira, ndeshje pas ndeshje.
Zhvillohej minuta e 65-të kur Miloti lëshoi një top të bukur për toke për sulmuesin belg, Dries Mertens, i cili shënoi për rezultatin 5:0. VIDEO KËTU
26-vjeçari u përfshi edhe në golin e tretë ndaj Basaksehir, ku Ndayishimiye shënoi autogol më pastaj.
Ky është asistimit i dytë në Superligën turke nga ylli i Kosovës, teksa nuk ka gjetur ende golin në kampionat, por vetëm në Kupën e Turqisë.