Pamje: Presidentja Osmani pret në takim anëtarët e Këshillit të Atlantikut të Veriut
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur sot në takim Këshillin e Atlantikut të Veriut, përfaqësuar nga ambasadorët e vendeve anëtare të NATO-s.
Gjatë fjalës së saj përshëndetëse, Presidentja Osmani shprehu mirënjohjen për vizitën dhe rëndësinë e bashkëpunimit me aleatët e NATO-s.
"Është një nder i madh të mirëpres disa prej jush përsëri, sepse keni qenë këtu më parë, dhe disa prej jush për herë të parë në zyrën e Presidentes," u shpreh mes tjerash Osmani.