Pamje: Policia me bastisje në depon e prindit të njërit prej terroristëve të vrarë në Banjskë - NACIONALE

Pamje: Policia me bastisje në depon e prindit të njërit prej terroristëve të vrarë në Banjskë

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Një tjetër bastisje ka pasur sot në veri.

Bastisja është kryer në një depo të ushqimeve dhe pijeve në pronësi të Dragan Nedlkoviqit, babait të terroristit Stefan Nedelkoviq, të vrarë gjatë sulmit në fshatin Banjskë më 24 shtator.

Depoja ndodhet në hyrje të Zveçanit.

Bastisjen e ka konfirmuar zëvendësdrejtori i Policisë për veriun, Veton Elshani.

“Krimet Ekonomike të Policisë së Kosovës kanë kryer bastisje në Zveçan. Dyshimet janë për kontrabandë me mallra. Në vendin e ngjarjes kanë qenë edhe zyrtarë të Doganës”, tha Elshani.

Lajme të ngjashme