PAMJE: Numër i madh i protestuesve kundër vendimit të ZRrE-së
Ka përfunduar protesta e përfaqësuesve të bizneseve kundër vendimit të Zyrës së Rregullatorit për Energji.
Në disa pamje të dërguara nga lexues të Nacionales, u pa se një numër i madh personash dolën në protestë.
Ndërkohë gjatë së njëjtës, kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna kërkoi që ky vendim të pezullohet brenda 10 ditëve.
“E kemi një kërkesë të vetme: na jepni një fazë të tranzicionit, përgatiteni tregun e më pas edhe një paketë që e kanë pasur të gjitha vendet e Evropës, por edhe më gjerë që i kanë ndihmuar bizneseve të mos e vërejnë asnjë efekt negativ, të mos ndikojë në ulje ose në mbyllje te biznesit.
Ne nuk jemi fajtorë që së pari nuk është përgatitur tregu, nuk kemi konkurrencë, kemi monopol. Nuk është asnjë biznes kundër daljes në treg të lirë, duam të kemi treg të lirë, duam konkurrencë, duam të dalim në treg të lirë me vullnetin tonë, jo në mënyrë të dhunshme. Ata që na injorojnë nuk do të fitojnë” – tha ai.