Pamje: Numër i madh i policëve para Ministrisë së Drejtësisë
Një numër i madh i zyrtarëve policorë është duke qëndruar aktualisht para objektit ku ndodhet Ministria e Drejtësisë së Kosovës.
Nacionale ka parë se disa vetura dhe disa pjesëtarë të policisë po qëndrojnë aty.



Ndërkohë, nuk dihet saktësisht se çfarë po ndodhë, megjithatë, dihet që kryetarja e Gjykatës Speciale, Ekaterina Trendafilova dje paralajmëroi një takim me ministren Albulena Haxhiu.
Vlen të theksohet, se një diskutim i Trendafiloves dje në një prej hoteleve në Prishtinë, u përcoll me shumë reagime, ku pati edhe protesta e aksion nga aktivistët e Partisë Socialdemokrate.


