Pamje nga urgjenca në Spitalin e Mitrovicës, pasi autoblinda e policisë u aksidentua - NACIONALE

Pamje nga urgjenca në Spitalin e Mitrovicës, pasi autoblinda e policisë u aksidentua

1 vit më parë

nga NACIONALE

Një automjet i blinduar i Policisë së Kosovës është aksidentuar në veri të vendit. Policia e Kosovës në një komunikatë ka njoftuar që aksidenti ka ndodhur rreth orës 20:00 dhe se në veturën e blinduar kanë qenë tetë zyrtarë policorë.

“Mund të konfirmojmë se pak pas orës 20:00, është raportuar se në veri të vendit, konkretisht në Fshatin Grabovc, një veturë zyrtare e blinduar në të cilën kanë qenë tetë operatorë, dyshohet se ka rrëshqitur dhe ka dalë jashtë rrugës.” – thuhet në njoftim.

Gazeta Nacionale ka siguruar pamje nga Urgjenca e Spitalit në Mitrovicë ku edhe tetë policët janë duke marrë trajtim.

Aty shihen edhe një numër i madh i policëve që janë duke pritur tek dera e urgjencës.

Lajme të ngjashme