Pamje nga takimi Kurti-Vuçiq në Bruksel
Po vazhdon takimi mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq me ndërmjetësimin e kryediplomatit të BE-së, Josep Borell.
Tashmë Bashkimi Evropian ka publikuar pamje para fillimit të takimit.
Në tavolinën e bisedimeve, janë parë Kurti, Vuçiq, Borell dhe emisari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.
Para takimit Kurti-Vuçiq, Borell takoi ndaras, kryeministrin Kurti dhe presidentin Vuçiq.
Takimi po vazhdon akoma.
Pamje:
