Pamje: Nedim Bajrami shënon gol të mrekullueshëm nga gjuajtja e lirë ndaj Milanit
Nedim Bajrami ka shënuar gol të mrekullueshëm nga gjuajta e lirë.
Ai shënoi në minutën e 92-të, duke lënë të fjetur portierin Tatarusanu. Ky gol barazoi rezultatin në 1:1.
Nga ky moment filloi që ndeshja ta pësonte një dramë të vërtet. Ishte Nedim Bajrami ai që në minutën e 92-të barazoi rezultatin në gjuajtja e lirë, duke shënuar një gol që ishte kryevepër.
Mirëpo, Milan nuk u dorëzua dhe mblodhi forcat, duke rikthyer epërsinë. “Kuqezinjtë” shënuan me Ballo-Toure në minutën e 94-të.
Ndërkaq, për ta vulosur fitoren u përkujdes këmbëshpejti portugez, Leao, i cili shënoi dy minuta më vonë.
Me këtë fitore Milani shkon në kuotën e 17 pikëve, duke u renditur në pozitën e 3-të tabelore. Ndërkaq, Empoli zë vendin e 14-të me 7 pikë të grumbulluara.
