Pamje: Kurti krejt i painteresuar për fjalimin e Gërvallës, nis e sos në telefon
Qeveria e Kosovës të mërkurën paradite mbajti mbledhje. Mbledhja u udhëhoq nga kryeministri Albin Kurti, ndërsa në krahun e tij të majtë ishte ulur edhe ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla-Schwarz.
Nga fundi i mbledhjes, Kurti ia dha fjalën ministres Gërvalla dy herë në lidhje me dy çështje që ndërlidheshin me ministrinë që ajo e udhëheq. Megjithatë, kryeministri u pa i painteresuar për të dëgjuar me vëmendje, pasi vazhdimisht e përdorte telefonin gjatë kohës kur Gërvalla po fliste dhe po lexonte diçka.
Kryeministri shkruante diçka në telefon edhe pasi ia dha fjalën Gërvallës për herë të parë, edhe për herë të dytë.
Pamjet nga minuta 45:35