Pamje: Kurti ik nga gazetarët, turr e në xhip të zi - NACIONALE

Pamje: Kurti ik nga gazetarët, turr e në xhip të zi

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në ngutje e sipër për të arritur me kohë në seancë të Kuvendit të Kosovës, nga një hotel në qendër të Prishtinës, e nga insistimi i gazetarëve për t’i bërë pyetje, e ka ngatërruar daljen nga hoteli, duke shkuar disa metra më larg se dalja.

Është thënë shpesh se Kurtit i ka humbur rruga politikisht, për shkak të qëndrimeve të ndryshuara, por atij sot nga ngutia i humbi rruga edhe fizikisht.

Kurti shihet në video, të kamerave të Koha netit, teksa ngutet për të dalë, por daljen s'e gjen dot.

I bën disa hapa më shumë se që duhet, e pastaj, kur sheh se ka gabuar, kthehet mbrapa e hip në xhipin me xhama të zinj për të arritur me kohë në Kuvend.

Video e realizuar nga Grupi KOHA

Lajme të ngjashme