Pamje: Hezbollahu e sulmon Izraelin me dhjetëra raketa, vritet një i ri - NACIONALE

Pamje: Hezbollahu e sulmon Izraelin me dhjetëra raketa, vritet një i ri

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Një burrë 25-vjeçar është shpallur i vdekur, pasi u tërhoq nga një ndërtesë që ishte goditur nga një raketë e Hezbollahut në zonën industrial në Kiryat Shmona të Izraelit, tha shërbimi ambulantor “Magen David Adom”.

Burri, që nuk është banor në Kiryat Shmona, nuk kishte shenja jete, kur u nxor prej ndërtesës nga punëtorët e shpëtimit, tha ky shërbim, raporton gazeta “The Times of Israel”.

Një burrë tjetër në të tridhjetat u shpëtua pa lëndime nga ndërtesa e dëmtuar.

Më vonë, viktima e sulmit u identifikua si Zahar Bashara, banor i fshatit Druze në Rrafshnaltën e Golanit.

Hezbollahu e mori përgjegjësinë për sulmin, duke e cilësuar si kundërpërgjigje ndaj një sulmi izraelit gjatë natës në jug të Libanit, për të cilin raportohet se la shtatë të vrarë.

Ushtria izraelite tha se vuri një shënjestër një operues kyç terrorist të një grupi aleat të Hezbollahut, duke vrarë edhe persona të tjerë.

Lajme të ngjashme