Pamje: FSK-ja përfundon me sukses trajnimin ushtarak “Steel 01”
Forca e Sigurisë së Kosovës ka publikuar disa fotografi nga ushtrimi i realizuar në Babaj Bokës dhe Deve.
Në ushtrimin fushor të titulluar “Steel 01”, siç njofton FSK-ja, morën pjesë Komanda e Forcave Toksore, Regjimenti i Dytë i Këmbësorisë, ndërsa ky ushtrim është “realizuar me sukses”.
“Komanda e Forcave Tokësore (KFT), Regjimenti i Dytë i Këmbësorisë (R2K), në kuadër të ngritjes së kapaciteteve luftarake dhe përgatitjeve për validimin e regjimentit të dytë ka realizuar me sukses ushtrimin fushor “Steel 01” në poligonin e stërvitjes ushtarake në Babaj Bokës dhe Deve.
Qëllimi i ushtrimit ishte testimi i procedurave standarde operative të kompanive të regjimentit, gjatë realizimit të operacioneve luftarake në përmbushje të detyrave operacionale bazuar në misionin e KTF-së” – ka shkruar.