Pamje: Edi Rama e befason për ditëlindje Melonin me një dhuratë e këngë në Abu Dabi - NACIONALE

Pamje: Edi Rama e befason për ditëlindje Melonin me një dhuratë e këngë në Abu Dabi

1 vit më parë

nga NACIONALE

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, edhe një herë dëshmoi se është “mbret” i marrjes së vëmendjes në organizime të ndryshme globale.

Gjatë qëndrimit në Abu Dabi në Samitin Botëror për Energjinë e së Ardhmes, Rama i dha një dhuratë – një shall – kryeministres italiane, Giorgia Meloni, e cila të mërkurën mbushi 48 vjet jetë.

Rama, i cili është shumë më i gjatë se Meloni, u përkul në njërin gju dhe ia këndoi këngën “Tanti auguri” (Gëzuar ditëlindjen), raporton agjencia e lajmeve “Reuters”.

Kryeministri shqiptar i tha homologes italiane se shalli i lehtë është punuar nga një disenjator Italian që është vendosur për të jetuar në Shqipëri.

Dy udhëheqësit kanë marrëdhënie të mira pavarësisht nga pikëpamjet e kundërta politike. Meloni e udhëheq partinë e së djathtës ekstreme, Vëllezërit e Italisë, ndërsa Rama e drejton Partinë Socialiste të Shqipërisë.

Lajme të ngjashme