Pamje: Edhe pak ditë në presidencë, Osmani shihet duke diskutuar me Kurtin
Me rastin e 18 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, është mbajtur një pritje shtetërore nga presidentja Vjosa Osmani, kryeministri Albin Kurti e kryeparlamentarja, Albulena Haxhiu.
Kur kësaj të parës i kanë mbetur edhe pak ditë në krye të presidencës, Kurti dhe Osmani janë parë duke diskutuar me njëri tjetrin në këtë pritje.



Ndërkohë, së fundi në media është raportuar se Osmani po tenton ta sigurojë edhe mandatin e dytë si presidente e vendit.
Kryeministri Kurti u raportua se i ka thënë presidentes Osmani që t’i sigurojë 30 nënshkrime dhe, pas kësaj, ai ia garanton votat e Lëvizjes Vetëvendosje.
Theksojmë se mandati aktual i Osmanit përfundon më 4 prill. Sipas Kushtetutës, presidenti duhet të zgjidhet nga Kuvendi deri më 4 mars.