Pamje drithëruese: Ushtarët e Kosovës tregojnë aftësitë, FSK-ja publikon video
Forca e Sigurisë së Kosovës ka publikuar një video, ku shihen ushtarët kosovarë duke realizuar garën tradicionale “Ujku Garues 2024”.
Kjo garë është realizuar në kazermën në Istog, që mban emrin “Ushtarët e NATO”-s.
Këtë vit, sipas FSK-së, morën pjesë 18 ekipe.
Në një postim, FSK-ja ka treguar edhe se kush e fitoi këtë garë.
“Ekipet në garë treguan, disiplinë, përgatitje të lartë fizike, përkushtim dhe punë ekipore dhe u certifikuan për pjesëmarrje në këtë aktivitet.
Garën e ka fituar, Kompania B nga Regjimentit i Tretë i Këmbësorisë dhe është shpërblyer me vendin e parë. Vendi i dytë i takoi Kompanisë A nga Regjimentit i Tretë i Këmbësorisë dhe vendi i tretë shkoi për Kompania B nga Regjimentit i Parë i Këmbësorisë” – ka njoftuar FSK-ja.