Pamje brenda ministrisë së Liburn Aliut, ku po kryhet bastisja nga hetuesit policorë
Hetuesit e Policisë së Kosovës janë duke kryer aktualisht bastisje në Ministrinë e Infrastrukturës dhe Mjedisit, e drejtuar nga Liburn Aliu.
Nacionale mëson se aksioni ka të bëjë me raportimin e Albanian Post për ambalazhuesit e ujit.
Ndërkohë, burimet e Nacionales bëjnë me dije se policia ka bllokuar aktualisht departamentin e Autoritetit Rajonal të Pellgjeve Lumore, brenda ministrisë, si dhe drejtorin e saj, Naser Hazifi e zyrtarë të tjerë.
Më poshtë, mund të shihni edhe pamjet që Nacionale ka siguruar brenda objektit.


Sipas Albanian Post, Ministria kishte shlyer borxhe për firma të ndryshme në mënyrë të dyshimtë, duke i shkaktuar buxhetit të Kosovës dëm mbi 10 milionë euro.