‘Pamje bizarre, të shkreta’: Matoshi komenton foton e Kurtit në banka shkollore
Publicisti Halil Matoshi ka reaguar për fotografinë e kryeministrit Albin Kurti dhe bashkëpartiakëve të tij, të ulur në banka shkollore me një nxënës të vetëm.
Matoshi përmes një shkrimi në llogarinë e tij në Facebook, ka thënë se pushteti i ri po e instalon “njeriun e ri”, sipas modelit të Enver Hoxhës.
“Zavendësimi i mësimdhansave me prindët: As Revolucioni kulturor kinez nuk ishte kujtu! Sa pamje bizarre, jokreative e të shkreta!?”, ka shkruar tutje Matoshi.
Postimi i plotë në Facebook:
Albin Ce Dun!
1.
“Pushteti i ri” po instalon “Njeriun e ri” - simas modelit të Enver Hoxhës - tue pretendu se elitat politike, kulturore e Arsimi te munen me u ndrru me militanta të partisë, do gjysha e gjyshe që gërvallën nga monotonia dhe seniliteti!?
2.
Ngado e kushdo që ka ardhë kjo ide imorale për me i zavendësu mësuesit nga prindët, âsht aq e poshtër dhe degjeneruese e idesë së Projektit Iluminist, sa që njeriu normal bjen në dilemë, nëse po jeton në demokraci kushtetuese apo janë ndrru epokat dhe po Jeton në realsocializëm!?
Çoroditje e poshtnim ma t’madh, të politikës dhe etikës së pushtetit, Kosova nuk ka përjetu kurrë!
Janë këta anmiqt e lirisë, simas Karl Popper-it.
Elementët ma antishtet e antikosovarë dhe fundërrina të klerofashizmit e nacional-romantizmit, që Kosova politike i ka mendu si të dekun, po nxjerrin krye, si me mbi nga fundbota!?
3.
Zavendësimi i mësimdhansave me prindët: As Revolucioni kulturor kinez nuk ishte kujtu!
