Pamje: 11-vjeçari i godet murgjit me veturë në Tajlandë, tetë të vdekur - NACIONALE

Pamje: 11-vjeçari i godet murgjit me veturë në Tajlandë, tetë të vdekur

2 orë më parë

nga NACIONALE

Tetë murgj budistë vdiqën dhe mbi 20 të tjerë u lënduan, pasi u goditën nga një veturë që po vozitej nga një 11-vjeçar, përderisa ishin në pelegrinazh në provincën Mukdahan të Tajlandës, thanë të enjten zyrtarët e shtetit të largët aziatik.

Viktimat ishin pjesë e një grupi prej 34 murgjish budistë dhe pesë pasuesish që po kryenin një pelegrinazh nga një tempull në provincën Mukdahan në një tempull tjetër në provincën fqinje, Ubon Ratchathani, tha në një konferencë për gazetarë guvernatori i provincës Mukdahan, Vorayan Bunarat, raporton agjencia e lajmeve “Reuters”.

Pesë murgj vdiqën në vendin e ngjarjes, ndërsa tre të tjerë nuk u mbijetuan lëndimeve në spital, tha guvernatori. 22 burgj të tjerë dhe një person tjetër u lënduan nga përplasja, përfshirë katër që tani janë në gjendje kritike.

“Vozitësi, një djalë 11-vjeçar me nevoja të veçanta, e mori automjetin nga shtëpia e familjes dhe voziti rreth 10 kilometra para se ta godiste grupin e murgjve” – tha komandanti i policisë provinciale, Pairoj Thaiphutra.

Ai shtoi se djali nuk është marrë ende në pyetje, sepse mbetet në gjendje shoku dhe nuk është në gjendje që të japë deklaratë.

Lajme të ngjashme