Pamja nga Tirana: Rrahmani e Korenica afër Erdoganit e Ramës në përurimin e xhamisë së “Namasgjasë” - NACIONALE

Pamja nga Tirana: Rrahmani e Korenica afër Erdoganit e Ramës në përurimin e xhamisë së “Namasgjasë”

1 vit më parë

nga NACIONALE

Dje u përurua xhamia e “Namasgjasë” në Tiranë, ku mori pjesë kryeministri shqiptar, Edi Rama dhe presidenti i Turqisë, Rexhep Tajjip Erdogani.

Në këtë përurim morën pjesë edhe dy ish-deputetët e VV-së, Eman Rrahmani dhe Visar Korenica, që tashmë kanë themeluar “Listën për Familje”.

Madje, Rrahmani është parë afër Ramës e Erdoganit gjatë përurimit.

“Ndjehesh mirë kur në shenjë mirënjohje dhe vlerësimi për qëndrimet tona thirresh në përurimin e të bukures së Tiranës, natyrshëm fteses së vëllezerve tanë shqiptar ju përgjigjem ashtu siç duhet bashkë me Visarin” – shkroi dje Rrahmani, transmeton Nacionale.

Ndërsa Korenica u përshëndet me Erdoganin gjatë kësaj ceremonie.

“Sot, duke i uruar mirëseardhje mikut të përhershëm të shqiptarëve, Presidentit të Turqisë Rexhep Taip Erdogan me rastin e inaugurimit të Xhamisë së Madhe në Tiranë” – ka shkruar ai.

Lajme të ngjashme