Hill tha se pala kosovare ishte e papërgatitur për dialog, Escobar flet për deklaratën e ambasadorit - NACIONALE

Hill tha se pala kosovare ishte e papërgatitur për dialog, Escobar flet për deklaratën e ambasadorit

1 muaj më parë

nga NACIONALE

I dërguari amerikan për Ballkanin Perendimor, Gabriel Escobar është pyetur për deklaratëne ambasadorit të ShBA-së në Beograd, Christopher Hill, i cili deklaroi ditë më parë se “Pala kosovare ishte e papërgatitur për dialog”,

Escobar, tha se në këtë fazë nuk dëshiron që ta fajësojë asnjërën palë, por është optimist se do të përfundojë mirë dialogu.

“Negociatat janë aktualisht në një fazë shumë të ndjeshme. Pra, nuk dua të fajësoj askënd, sepse, të jem i sinqertë, gjithçka filloi në Bruksel dhe mendoj se kemi bërë një rrugë të gjatë që atëherë. Përderisa kemi një zgjidhje paqësore, të zbatueshme dhe të realizueshme, e cila nuk e ndërlikon jetën e qytetarëve të Kosovës, veçanërisht atyre në veri të Kosovës, nuk mendoj se do të kemi problem. Edhe unë jam optimist, besoj se do t’ia dalim”, tha Escobar në një intervistë për N1.

Ndryshe, emisari special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajcak, së bashku me të dërguarin e posaçëm amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar kanë zhvilluar takime për dy ditë me radhë në Kosovë.

Lajme të ngjashme