Pal Lekaj: Qeveria po e shkakton dështimin më të madh në 11 vitet e fundit - NACIONALE

Pal Lekaj: Qeveria po e shkakton dështimin më të madh në 11 vitet e fundit

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Deputeti i AAK-së, Pal Lekaj, ka reaguar në lidhje me statistikat e publikuara që tregojnë nivelin e investimeve kapitale.

Lekaj ka thënë se me dështimin në investime kapitale, qeveria po e dëmton shteti.

POSTIMI:

Krejt çka bënë kjo qeveri është propaganda e vazhdueshme kinse kemi rritje enorme ekonomike, mirëpo gjendja në terren dhe shifrat tregojnë të kundërtën.

Nga këto të dhëna shohim se niveli i shpenzimit të buxhetit për investime kapitale kurrë nuk ka qenë në nivelin më të ulët se sa gjatë kësaj qeverisjeje.Me paaftësinë e saj, kjo Qeveri ka bllokuar shtetin. Kjo ndikon që të kemi ulje të konsumit dhe të fuqisë blerëse e rrjedhimisht edhe rritje të inflacionit.

Ky është dështimi më i madh në 11 vitet e fundit. Edhe gjatë pandemisë është punuar më shumë. Ku është qëllimi i kësaj qeverie ma thëllojë edhe më tej krizën në vend?!

Lajme të ngjashme