Paksa qesharake: Kryeministri tajlandez e ngreh për dore si fëmijë Macronin - NACIONALE

Paksa qesharake: Kryeministri tajlandez e ngreh për dore si fëmijë Macronin

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Presidentin e Francës, Emmanuel Macron, e kemi parë duke u përshëndetur ngrohtësisht me udhëheqës të vendeve të ndryshme, por zor se e kemi parë ndonjëherë siç u pa të enjten në Tajlandë.

Në pamjet e agjencisë franceze të lajmeve, AFP, presidenti francez nuk shihet në pozitë fort mbizotëruese. Në të vërtetë, ai duket pak si fëmijë, pasi shihet i kapur për dore me kryeministrin e Tajlandës, Prayuth Chan-ocha.

Në video, kryeministri tajlandez shihet duke ecur pak para Macronit që e mban për dore dhe i bën me shenjë se nga të ecë.

Për ta shikuar videon, klikoni KËTU.

Lajme të ngjashme