Pak para zgjedhjeve, Kurti thotë se do të rindërtohet Xhamia e Ibrit - NACIONALE

Pak para zgjedhjeve, Kurti thotë se do të rindërtohet Xhamia e Ibrit

4 muaj më parë

nga NACIONALE

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka thënë se do të rindërtohet Xhamia e Ibrit.

Në një shkrim në Facebook, ai ka thënë se është nënshkruar marrëveshje e bashkëpunimit për hartimin dhe zbatimin e projektit.

“Xhamia e Ibrit, e ndërtuar në vitin 1777 dhe e djegur më 2 maj 1999, do të rindërtohet.

Sot, së bashku me Myftiun Naim Tërnava, kryeimamin Vedat Sahiti dhe ministren Saranda Bogujevci, nënshkruam marrëveshjen e bashkëpunimit për hartimin dhe zbatimin e projektit të rekonstruktimit të saj. Me këtë memorandum, Qeveria e Republikës së Kosovës mbështet ringritjen e këtij monumenti me rëndësi historike dhe kulturore.

Në vazhdim, nënshkruam edhe një memorandum tjetër bashkëpunimi me Bashkësinë Islame të Kosovës, i cili synon forcimin e ruajtjes dhe promovimit të trashëgimisë kulturore islame.

Këto angazhime janë pjesë e përkushtimit tonë të vazhdueshëm për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore në vend, pas dëmeve të shkaktuara gjatë luftës së viteve 1998–1999.

Investimet në këtë fushë do të vazhdojnë edhe në vitet në vijim”, ka shkruar ai.

Lajme të ngjashme