Pak orë para Marshit për Liri, Gjini u bën thirrje qytetarëve që t’u bashkohen - NACIONALE

Pak orë para Marshit për Liri, Gjini u bën thirrje qytetarëve që t’u bashkohen

6 ditë më parë

nga NACIONALE

Kryetari i Aleancës, Ardian Gjini, ka bërë thirrje për pjesëmarrje masive në “Marshin për Liri”, i cili mbahet sot në Prishtinë.

Marshi do të nisë nga sheshi “Skënderbeu”, duke filluar nga ora 14:00, ndërsa Gjini u ka bërë thirrje qytetarëve që t’i bashkohen kësaj ngjarjeje për të përcjellë, siç ka thënë ai, një mesazh të fuqishëm në një moment të rëndësishëm për vendin.

Përmes një postimi në Facebook, Gjini ka ftuar qytetarët që të mblidhen së bashku dhe të marrin pjesë në marsh.

“Sot është dita që të bëhemi bashkë në Prishtinë. Ju ftoj që në ora 14:00 të mblidhemi në sheshin ‘Skënderbeu’ për të ecur krah për krah në Marshin për Liri. Aty do të bashkojmë zërin tonë për të përcjellë mesazhin më të mirë e më të fuqishëm që Kosova mund të japë sot në këtë moment të rëndësishëm”, ka shkruar Gjini.

“Marshi për Liri” organizohet në mbështetje të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi, të cilët po përballen me proces gjyqësor në Hagë.

Lajme të ngjashme