Pak ditë para 1 shtatorit, trupat amerikane të KFOR-it vazhdojnë të qëndrojnë në veri - NACIONALE

Pak ditë para 1 shtatorit, trupat amerikane të KFOR-it vazhdojnë të qëndrojnë në veri

1 vit më parë

nga NACIONALE

Trupat amerikane të KFOR-it po vazhdojnë të qëndrojnë në veri të Kosovës, edhe pak ditë para 1 shtatorit, kur pritet që të hyjë në fuqi vendimi i Qeverisë për reciprocitet me targat dhe dokumentet serbe.

Lexues të gazetës Nacionale kanë treguar se trupat amerikane janë ende në veri, derisa janë parë afër Leposaviqit.

Para një jave, trupat amerikane u vendosën në rrugët kryesore në pjesën veriore të vendit, krejt kjo pas tensioneve që ndodhën më 31 korrik.

Me kërkesë të ndërkombëtarëve, Qeveria e Kosovës e drejtar nga Albin Kurti e kishte shtyrë vendimin, i cili hyn në fuqi më 1 shtator, nëse deri atëherë nuk ka ndonjë marrëvshje tjetër.

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla në disa deklarata të dhëna, s’e ka përjashtuar mundësinë që të ketë sërish tensione në atë pjesë, derisa tha se Policia e Kosovës po qëndron e gatshme.

Lajme të ngjashme