Pahor: Nuk u pajtova me Vjosa Osmanin, Asociacioni duhet të zbatohet - NACIONALE

Pahor: Nuk u pajtova me Vjosa Osmanin, Asociacioni duhet të zbatohet

1 vit më parë

nga NACIONALE

Në një konferencë të përbashkë për media, të Presidentit Pahor e Pesidentes Osmani, i pari i Sllovenisë tregoi që me Osmanin u pajtuan për shumicën e çështjeve, përveq njërës.

Pahor tregoi se nuk u pajtua me Osmanin sa i përket Asociacionit të komunave serbe në Kosovë.

Presidenti i Sllovenisë, theksoi faktin se kjo marrëveshje duhet të implementohet, meqenëse është nënshkruar nga të dy shtetet. Sipas tij duhet të gjindet një modalitet qe kjo marrëveshje të implementohe.

“Siç thashë më herët, Kosova dhe Sllovenia kanë këndvështrime të njëjta por mes meje dhe Vjosës ka edhe diferenca sa i përket impelementimit të marrëveshjeve të arritura.Marrëveshja mes Prishtinës dhe Beogradit ishte edhe impelementimi i marrëveshjes së Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe. Unë mendoj se koleges time, Vjosës i kam thënë se pres që pavarësisht siç e mbështes të drejtën ligjore dhe Gjykatën Kushtetuese të gjindet një zgjidhje për implementimin e kësaj marrëveshje” ka thënë Pahor.

Këtë mospajtim e konfirmoi edhe vetë Osmani në konferencë.

“Lista e marrëveshjeve që Serbia s’i ka zbatuar është e gjatë. Serbia në vitin 2013 ka nënshkruar obligimin që t’i zhbëjë të gjitha strukturat ilegale në Kosovë, jo vetëm që nuk e ka bërë këtë, por përkundrazi vazhdon t’i fuqizojë ato. Sa i përket obligimeve që Kosova ka marrë, Kosova ka zbatuar 99% të obligimeve dhe ekziston një që që se ka zbatuar, Marrëveshja e Asociacionit për një arsye fundamentale sepse ajo marrëveshje bie ndesh me Kushtetutën e Kosovës”, deklaroi Osmani.

Lajme të ngjashme